India me ligj garanton 33 për qind të ulëseve për gratë në parlament

India me ligj garanton 33 për qind të ulëseve për gratë në parlament

Parlamenti i Indisë ka miratuar ligjin me të cilin rezervohen 33 për qind e ulëseve për gratë në dhomën e ulët dhe në legjislaturat shtetërore për përfaqësim të barabartë. India me këtë ligj i ka dhënë fund bllokadës për përfaqësim më të madh të grave, iniciativë të cilën e kishin bllokuar partitë politike.

Mirëpo pritja ende nuk ka përfunduar, pasi ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2029.

Me këtë ligj, ulëset e rezervuara për gratë do të jenë për 15 vjet dhe mund të zgjatet ligji me vota në parlament. Vetëm gratë do të kenë të drejtë të garojnë për 33 për qind të ulëseve të garantuara në dhomën e ulët të parlamentit dhe në legjislaturat shtetërore.

Gratë përbëjnë 48 për qind të më shumë se 1.4 miliardë njerëzve në Indi, por kanë vetëm 15 për qind përfaqësim në parlament, krahasuar me mesataren ndërkombëtare prej 24 për qind. Partitë në pushtet dhe ato opozitare që prej vitit 1996 kanë bërë përpjekje që të ketë barazi gjinore në parlament dhe qeveri.

MARKETING