Imran Fetai, prurja e parë e Shkëndijës në merkato

Imran Fetai, prurja e parë e Shkëndijës në merkato

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar mesditën e sotme prurjen e parë në merkaton e kësaj vere, duke prezentuar për tifozët e saj dhe opinionin sportiv, mbrojtësin, Imran Fetain. Ky i fundit te kuqezinjtë vjen pas aventurës me Besën e Dobërdollit në sezonin që lamë pas, teksa më herët ka luajtur edhe për Tikveshin, Gostivarin, por edhe ka qenë pjesë e Shkëndijës në vitin 2021.

MARKETING

Bëhet fjalë për një futbollist cilësor dhe me vlera, i cili do të shtojë kualitetin në mbrojtje te skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri. Imran Fetai gjithashtu është pjesë e rregullt e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING