Imërlije Saliu: Pesë deputetët e VLEN-it që ishin në Kuvend votuan pro rezolutës për Gazën

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ka sqaruar se në mesin e deputetëve të cilët kanë votuar për Rezolutën për Gazën, kanë qenë edhe deputetë e VLEN-it.
“Pavarësisht se propozimi për Rezolutën për krizën humanitare në Gaza erdhi nga opozita, unë bashkë me kolegët e VLEN-it votuam PRO – sepse për ne kjo nuk është çështje politike, por çështje njerëzore.
Edhe pse disa zgjedhin të përmendin vetëm votat e disa deputetëve, faktet janë të qarta midis 16 deputetëtve që votuam PRO, 5 ishim deputetë të VLEN-it të cilët ishim prezent në sallën e Kuvendit. E vërteta nuk duhet selektuar.
Unë personalisht gjithmonë kam qenë kundër gjenocidit në Gaza, dhe këtë qëndrim e kam shprehur publikisht, me zë të qartë e pa kalkulime.
Ajo që ndodh në Gaza është gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, sipas çdo standardi ndërkombëtar. Askush nuk ka të drejtë ta relativizojë, e aq më pak ta përdorë për pikë politike.
Me Gazan nuk bëhet fushatë politike, Gaza është plagë e hapur dhe TURP I GJITHË NJERZIMIT!”, ka shkruar deputetja Saliu.