Imërlije Saliu: Politikat e BDI-së kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi

“Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka paraqitur të dhëna mbi numrin e shqiptarëve që, sipas saj, janë larguar nga vendi për shkak të politikave të BDI-së.”
Ja statusi i plotë i Saliut:
Po e risjell edhe një herë replikën time ndaj kolegëve të BDI-së: Këto që shihni më poshtë nuk janë thjesht statistika, por 85.000 qytetarë më pak në komunat shqiptare që ju i përzutë nga vendi i tyre.
Ja të dhënat Statistikore per vendbanimet shqiptare nga regjistrimi I popullesis në vitin 2001 dhe 2021
2001 2021:
Gostivari: 81.042 në 59.770
-21.272 banorë

Kërçova: 56.734 në 39.669
-17.065 banorë

Struga: 63.376 në 50.980
-12.396 banorë

Kumanov: 105.484 në 98.014
-7.470 banorë

Vrapçishti: 25.399 në 19.842
-5.557 banorë

Zhelina: 24.390 në 18.988
-5.402 banorë

Tearca: 22.454 në 17.694
-4.760 banorë

Likova: 27.058 në 22.308
-4.750 banorë

Dibra: 19.542 në 15.412
-4.130 banorë

Bërvenica: 15.855 në 13.654
-2.201 banorë

Mërgata jonë u largua– jo sepse donin, por sepse JU i detyruat.