Imerlije Saliu: Nuk ka ligj për branitellat pa ligj për veteranët e UÇK-së

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e cilësuar këtë parti bashkëpërgjegjëse për miratimin dhe përforcimin e ligjit për branitellat gjatë viteve të fundit.
MARKETING
“Angellovat e Stoillkoviqat kujtojnë se partnerë të kësaj qeverie i kanë BDI-në, me të cilët e kanë miratuar ligjin për branitellat dhe disa herë e kanë plotësuar e ndryshuar,” ka shkruar Saliu, duke lënë të kuptohet se BDI ka qenë pjesë aktive e proceseve që, sipas saj, kanë anashkaluar tërësisht kontributin e veteranëve të UÇK-së.
Sipas saj, BDI po përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia politike për një ligj që përjashton luftëtarët shqiptarë, ndërkohë që hesht përballë kërkesave të vazhdueshme për barazi dhe drejtësi.
“E kam thënë në Kuvend, ndërsa po e përsëris – ai propozim-ndryshimi i ligjit mund të kalojë vetëm bashkë me ligjin për veteranët e UÇK-së. Pikë,” theksoi deputetja e VLEN-it.