Imeri: Pos emrit Fisnik duhej të kishte edhe guxim që të vinte në debat për përballje, po jam takuar me Iliran Fetahun e AKI-së

Imeri: Pos emrit Fisnik duhej të kishte edhe guxim që të vinte në debat për përballje, po jam takuar me Iliran Fetahun e AKI-së

Kandidati i pavarur për komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i cili kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në emisionin “Debat në Shenja” tha se kundërkandidati Fisnik Mela, është dashur të ketë guximin dhe të del të tregojë prioritetet, plan-programin për Dibrën, duke shtuar se ai është këtu për t’ju treguar dibranëve se çfarë do të bëj në rast se merr besimin për të drejtuar komunën.
Imeri i pyetur nëse është takuar me Ilirian Fetahun nga AKI i cili nuk kaloi në raundin e dytë tha se është takuar me atë.
“Është një djalë i mrekullueshëm, djalë fjalë pak, por besoj se edhe ai e donë Dibrën siç e dua edhe unë. Këtë mendim e kam patur edhe më parë para raundit të parë”, tha Imeri.
Ai tha se zyrtarisht edhe me Iliriani edhe me AKI-në nuk kanë kontakte për bashkëpunim të ndërsjellët.
“Qytetarët dhe anëtarët e partisë AKI me sa e di unë janë të lirë të votojnë për secilin kandidat që dëshirojnë ata”, tha Imeri.

MARKETING