Ilkay Gundogan lidhet me një rikthim në Bundesligë – shihet si pasardhës i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen

Ilkay Gundogan lidhet me një rikthim në Bundesligë – shihet si pasardhës i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, raporton gazetari i njohur i afatit kalimtar, Nicolo Schira.

Ky transferim i mundshëm do të ishte një lëvizje e madhe për ish kampionët e Bundesligës, të cilët po synojnë të përforcojnë repartin e mesfushës me një lojtar me përvojë dhe aftësi të larta teknike.

Përveç cilësive në fushë, Gundogan do të sillte edhe lidership e kreativitet të konsiderueshëm në skuadrën e Erik ten Hag.

Largimi i tij nga Manchester City, vetëm një vit pas rikthimit në klub, shihet si befasi.

Sipas raportimeve, Bayer Leverkusen tashmë ka kërkuar informacion për 34-vjeçarin gjerman, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola dhe pritet të largohet nga “Citizens” së shpejti. Ai shihet si pasardhës i Granit Xhakës që shkoi te Sunderland këtë afat kalimtar.

Për gjermanin do të ishte kthim në Bundesliga, ku ka luajtur më parë për klube si Bochum Nurnberg dhe Borussia Dortmund

Gundogan ka kontratë me Man Cityn deri në qershor 2026. Në sezonin e kaluar ai zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat, ku realizoi 3 gola dhe dhuroi 6 asistime.

MARKETING