Iljas Çilafi do të luaj për Brerën

Iljas Çilafi do të luaj për Brerën

Iljas Çilafi në pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të luajë për skuadrën e Brera Strumicës. Këta të fundit sot kanë zyrtarizuar futbollistin shkupjan, duke e prezantuar për mediat.

Çilafi te skuadra nga Strumica transferohet nga Detoniti i Ligës së Dytë, ku kishte paraqitje të mira në gjysmësezonin vjeshtor. “Është kënaqësi të jem pjesë e Brera Strumicës. Jam pritur mirë dhe kam nisur me stërvitje. Besoj se do të kem shansin për ti treguar kualitetet e mia dhe si ekip ti arrijmë objektivat”, ka thënë Iljasi pas prezantimit.

25 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkëndijën, Struga Trim Lum, Gostivarin, Teteksin dhe Voska Sportin. /SHENJA/

MARKETING