Ilire Dauti sërish bllokon ligjin për “branitellat”: Nuk po kuptoni që luftëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen njejtë si “branitellat”
Komisioni për punë sociale, demografi dhe të rinj sot nuk mbajti seancë pasi që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti, nuk e pranoi propozimin e deputetes së LSDM-së, që rendi i ditës të plotësohet me Propozim-Ligjin për të drejtat e posaçme të “branitellave”.
Dauti e ndërpreu seancën duke thënë se kjo temë është politike dhe se ka qëndrime të kundërta.
“Ju përsëri kërkoni të vendoset në rend dite kjo pikë, por ne kemi qëndrime të kundërta. Kjo temë është politike, duhet të gjitha palët të përfshihen që të shqyrtohet. Kemi shtet të përbashkët dhe kishin moto ‘Një shoqëri për të gjithë’. Por, e keqja është që ju nuk kuptoni se luftëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në mënyrë të njëjtë siç ju propozoni në këtë ligj. Ky debat nuk është për këtu por për vend tjetër”, tha Dauti, raporton SHENJA.