Ilir Hasani: Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe jashtë çdo kuptimi
Reagim ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për gjuhen shqipe ka patur edhe nga deputeti i Frontit Europian Ilir Hasani.
Hasani me anë të një postimi në facebook shkruan se deklarata e Kurtit nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV.
Më poshtë e keni reagimi e plotë të Hasanit:
E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV. Tashmë nuk flasim se cilin do ta përkrah Albini për zgjedhje, tash flasim për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV që askush nuk do të mund ta rikuperoj!