Igor Stojçevski do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës

Igor Stojçevski do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës

Këtë të shtune do të zhvillohet finalja e 30-të në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku për trofeun këtë edicion do të përballen Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov. Nga FFM kanë përcaktuar edhe arbitrat për këtë sfidë të rëndësishme të këtij sezoni, me Igor Stojçevskin që do të jetë kryesori në këtë finale, ndërsa për ndihmës të tij janë vendosur Daniel Vasilevski, Branko Putilin dhe Krumislan Gjorgjiev. Finalja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov do të luhet të shtunën në stadiumin “Petar Milloshevski”, duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë një ditë pas, në Kavadar është programuar ndeshja e balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet Skopjes dhe Vardarit, ndërsa këtë sfidë do ta gjykojë Aleksandar Stavrev.

MARKETING