Igli Tare konfirmon dëshirën e Ardon Jasharit për t’u bërë pjesë e Milanit

Drejtori i Milanit, Igli Tare, ka deklaruar se Ardon Jashari dëshiron të luajë për ‘Rossonerët’.
Tare prezantoi trajnerin e ri Massimiliano Allegri në një konferencë për shtyp të hënën dhe iu përgjigj një pyetjeje rreth objektivit kryesor të mesfushës së Milanit, Jasharit.
“Pamë te ai dikë që sjell përvojë të rëndësishme dhe mentalitet. Ishte një vendim i marrë në konsultim me klubin”.
Milani e ka shitur Tijjani Reijnders te Manchester City, por tashmë ka nënshkruar me Samuele Ricci dhe së shpejti do të vendosë nën kontratë Luka Modric deri në fund të sezonit 2025/2026.
Megjithatë, kanë edhe një objektiv tjetër për mesfushën, pasi kanë dërguar dy oferta për yllin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.
“Mund të konfirmoj se lojtari dëshiron të luajë për ne, por duhet të respektojmë dinamikat dhe vendimin e Brugge”.
“Besojmë se kemi bërë ofertën e duhur dhe shpresoj që kjo situatë të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Tare.
Allegri nuk foli shumë për afatin kalimtar, duke thënë se Tare do të merret me negociatat, ndonëse ai dhe drejtori diskutonin çdo ditë mbi mundësitë e tregut.
Allegri ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Milanin, duke u rikthyer në klub më shumë se 11 vite pas shkarkimit të tij në janar të vitit 2014.