Igli Tare komenton Super Ligën Europiane: Themeluesit e këtij projekti janë të mbushur në borxhe

Igli Tare komenton Super Ligën Europiane: Themeluesit e këtij projekti janë të mbushur në borxhe

Igli Tare mendon se për të dhënë një ide më të qartë rreth projektit të Super Ligës Europiane, i kthyer përsëri në fokus pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duhen pritur hapat e radhës të organizatorëve.

Duke folur për “Cronache di Spogliatorio” në Itali, ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij rreth kësaj nisme që po shkakton jo pak kaos në futbollin europian.
“Mendoj se do të ketë një vazhdimësi. Por mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë me të vërtetë futbollin. Është e vështirë të jesh në favor apo jo. Themeluesit e këtij projekti janë klube me emër të mbushura në borxhe. Duhet kuptuar se cili do të jetë rrugëtimi. Futbolli i sotëm është diçka tjetër. Do të jetë e vështirë të shihen kampionate mbi kampionate.

Është shumë herët tani për të pasur një ide të qartë. Në momentin aktual, UEFA është shumë e vendosur dhe e prerë”, tha Tare rreth kësaj teme.

MARKETING