Iftari i mbajtur nga Biden pritet me bojkot dhe protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë (FOTOT)

Iftari i mbajtur nga Biden pritet me bojkot dhe protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë (FOTOT)

Një darkë iftari nga presidenti amerikan Joe Biden për të festuar muajin e shenjtë të Ramazanit u prit mbrëmë me bojkot nga grupet muslimane të cilët protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë kundër mbështetjes së administratës Biden ndaj rrethimit dhe luftës brutale të Izraelit në Gaza, shkruan Anadolu.

Shtëpia e bardhë mbajti një darkë relativisht të thjeshtë iftari por shumë të ftuar refuzuan takimin me Joe Biden, zv. presidenten Kamala Harris dhe zyrtarë të sigurisë, prej zhgënjimit të komunitetit musliman me mbështetjen politike dhe atë me armatime ndaj Izraelit.

Shtëpia e Bardhë refuzonte të emëronte të ftuarit por mes atyre që kanë marrë pjesë në event vite të shkuara si Abdullah Hammoud kryebashkiak i Dearborn ne Michigan, kësaj radhe nuk ishin ftuar.
Muslimanët, arabët dhe aktivistët kundër luftës janë të zemëruar me mbështetjen ndaj pushtimit ushtarak izraelit në Gaza ku janë vrarë dhjetra mijëra palestinezë dhe një krizë urie kërcënon tashmë territorin me rreth 2 milionë njerëz.

Thaer Ahmad ishte mes të ftuarve dhe komentonte për rrjetin vendas HuffPost:

“Unë isha i vetmi palestinez që merrja pjesë prandaj nga respekti për komunitetin që vuan dhe mban zi, i thashë presidentit se po largohem. Ai tha se më kuptonte përse duhet të largohesha.”

alojë dërgimin e armatimeve”, shtoi  Awad.

  

MARKETING