Ibraimi: Dua të shpërblej Ballistët me titullin kampion

Ibraimi: Dua të shpërblej Ballistët me titullin kampion

Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar rikthimin e Besart Ibraimit.

Ibraimi është shprehur i lumtur për faktin se është rikthyer në Shkëndijë, teksa ka falenderuar Tetovën dhe “Ballistët” të cilët kanë shprehur dëshirën që aj ta përfundoj karrierën pikërisht në klubin kuqezi.

“Me të vërtetë jam shumë i lumtur që momentet më të mira të karrierës time i kam kaluar në Shkëndijë. Jam i plotësuar. Dua të falënderojë Zoti, pronarin e klubit, bordin kryesinë që ma mundësuan të jap kontribut edhe më të madh në Shkëndijë.

Jam falenderues edhe për Tetovën për “Ballistët” të cilët kanë dashur me çdo kusht të jap kontribut dhe të mbaroj karrierën këtu”, u shpreh Ibraimi.

Kërçovari më tej ka deklaruar që dëshiron t’i shpërblej “Ballistët” me titullin kampion.

“E shoh çdoherë se tifozeria, Tetova, Ballistët kanë qenë gjithmonë faleminderues nga unë dhe çdoherë do mundohem që këtë faleminderim ta shpërblej me tituj që ata e meritojnë. Unë besoj, për atë kam ardhë dhe pse në fund pse mos ta shpallemi kampion dhe të gjithë të jeni të kënaqur”, ka thënë më tej Ibraimi. /SHENJA/

MARKETING