Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”

Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”

Pas reagimit të BDI-së se kjo Qeveri, po vazhdon që të futet nën ndikimin e “Botës serbe”, ka reaguar njëri nga krerët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.
Ai në një postim në rrjetin social facebook, ka rikujtuar vitin 2013, ku së bahsku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kishin protestuar në qendër të Shkupit, kundër vendosjes së përmendores së Car Dushanit.
““Kjo foto është shkrepur më 8 dhjetor 2013, atëherë kur, të prirë nga Afrim Gashi, dolëm në shesh për të protestuar kundër vendosjes së përmendores së Car Dushanit në sheshin e Shkupit.
Pra, Car Dushanin nuk e sollëm ne, por atë e gjetëm në shesh të Shkupit, të vendosur nga ai që takohet me Vuçiqin nëpër manastire.
Kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe””, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

MARKETING