Ibrahimi kundërshton ligjin për barazi gjinore në Shqipëri: Rrezikon familjen shqiptare
Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të Ligjit për barazi gjinore në Parlamentin e Shqipërisë, duke e cilësuar si “vendim që bie ndesh me interesin e përgjithshëm shqiptar”.
Sipas tij, ligji pranon idenë se gjinia nuk është kategori biologjike, por “rol social”, gjë që, siç thotë ai, rrezikon të cenojë vlerat tradicionale dhe strukturën familjare shqiptare.
Ibrahimi e ka quajtur këtë “vardisje ndaj ideologjive liberale perëndimore” dhe ka paralajmëruar se politika të tilla mund të ndikojnë negativisht në natalitetin dhe demografinë e vendit.
“Në vend që të miratojë politika pro familjes, qeveria po miraton ligje që stimulojnë rrënimin e saj,” ka shkruar ai.
Ja reagimi i plotë i Ibrahimit në facebook:

