Ibishi: Turqia më legjitime se Pakistani për ndërmjetësim SHBA–Iran

Ibishi: Turqia më legjitime se Pakistani për ndërmjetësim SHBA–Iran

Profesori universitar, Mevludin Ibishi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se Turqia është me legjitime për të luajtur rolin e një vendit në të cilin do të ketë një marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së.

“Mendoj se Pakistani nuk ka legjitimitet të bëjë një paradigmë ose një platformë, për marrëveshje kur kishte vetëm disa muaj më herët në Afganistan një luftë direkte. Dhe ne kemi një krizë të moralit në kontekst të asaj se kush është legjitim. Dhe mendoj se ka disa shtete tjera që mund ta luajnë këtë rol, dhe kjo lejon. Mendoj se Turqia mund ta ketë këtë rol. Për arsye se ka një lidhshmëri më komplekse, e njeh terrenin më mirë, ka një paradigmë më të madhe me Izraelin, qoftë në konflikt të retorikës. Si Turqi ka më tepër argumente, sepse është më e mirë në kontekst të netvorqeve dhe lidhjeve”, deklaroi Ibishi. /SHENJA/

MARKETING