I veshur si Papë, fotoja me IA e Trump, publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

I veshur si Papë, fotoja me IA e Trump, publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

MARKETING

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi të të krijuar nga AI ku është i veshur si Papë.

MARKETING

Sample Image

Fotografia është bërë virale. Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që po lëmë pas ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.

“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.

Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.

Kisha Katolike po kërkon një papë të ri pas vdekjes së Papa Françeskut këtë muaj.

Megjithatë, Trump përmendi kardinalin e Nju Jorkut, Timothy Dolan, duke thënë se është “shumë i mirë” dhe se “do të shohim çfarë ndodh”.

Dolan nuk është ndër emrat kryesorë që përmenden për këtë rol, dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë një papë nga Shtetet e Bashkuara.

 

MARKETING