I tradhtoi për së dyti, Lukaku më i urryeri për tifozët e Interit

I tradhtoi për së dyti, Lukaku më i urryeri për tifozët e Interit

Lajmi që Romelu Lukaku i ka dhënë fjalën Juventusit dhe i ka mbyllur telefonin Interit erdhi si një rrufe në qiell të hapur për tifozerinë zikaltër, që priste rikthimin e sulmuesit nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer menjëherë sulmi i tifozerisë zikaltër, që ndihet e tradhtuar për herë të dytë nga sulmuesi belg, i cili dy vite më parë u largua befasisht, pasi zgjodhi milionat e ofruara nga Chelsea.

E nëse atëherë në Milano ia falën, këtë herë duket se nuk do të ndodhë e njëjta gjë, pasi Lukaku si më i urryer edhe se Mauro Icardi, që u përplas disa herë me tifozerinë zikaltër deri sa u largua.

Duke e cilësuar një mercenar që vrapon pas parasë, tifozët zikaltër nuk kanë ngurruar të nxjerrin edhe foto e videot e Lukakut në derbin ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, në prill të këtij viti, ku tifozët bardhezi sulmuan belgun me kore të shumta raciste.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e tifozëve të Interit, bëjnë apel që drejtuesit zikaltër të heqin orë njëherë e mirë nga belgu dhe të fokusohen në profile të tjera lojtarësh.

MARKETING