I përkeqësohet gjendja në pishinë, vdes 15 vjeçari nga Shkupi

I përkeqësohet gjendja në pishinë, vdes 15 vjeçari nga Shkupi

Policia ka njoftuar për ngjarjen tragjike në të cilën 15 vjeçari nga Lubeteni ka humbur jetën në pishinë.
I ndjeri ka qenë duke u larë në një pishinë në zonën e Karposhit.
Siç thonë nga MPB, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”,mjekët kanë bërë tentativa për reanimim, por pa sukses. Të miturit i është konstatuar vdekja pa shenja dhune.
Nga MPB thonë se ekipet e tyre kanë kryer inspektimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.

MARKETING