I përfundoi kontrata me Al Ahlin, Ezgjan Alioski thotë se nuk ka vendosur për të ardhmen

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, tani edhe zyrtarisht është futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin Al-Ahli nga Arabia Saudite. Mbrojtësi i majtë ishte i regjistruar për ndeshjet në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku edhe e fitoi trofeun prestigjioz.
MARKETING
“Kontrata ime me Al-Ahlin ka përfunduar dhe unë dhe agjenti im ende nuk kemi vendosur hapin tim të ardhshëm sepse fokusi im ishte te Liga e Kampionëve. U ndjeva i lumtur dhe mirë në Arabinë Saudite, kështu që do të shohim cili do të jetë zgjedhja më e mirë për mua,” deklaroi Alioski në një intervistë për mediat arabe.
Alioski, i cili është 33 vjeç, pjesë e Al-Ahlit është që nga viti 2023, ndërsa më herët ishte pjesë e Fenerbahçes, Leeds United, Lugano, Schaffhausen dhe ekipin U21 të Young Boys.