I mituri goditet nga një veturë në Shkup, dërgohet me lëndime të rënda në spital

I mituri goditet nga një veturë në Shkup, dërgohet me lëndime të rënda në spital

Më datë 21.04.2024 në ora 15:55 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.M (41) nga Shkupi ka goditur një këmbësor të mitur nga Shkupi.
Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

MARKETING