“I gjithë vendi duhet të mobilizohet”, Venezuela shpall emergjencë kombëtare

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet”, Venezuela shpall emergjencë kombëtare

Presidenti i Venezuelës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe i ka denoncuar sulmet si një përpjekje nga SHBA-të për të marrë naftën dhe mineralet e vendit të tij.

Në deklaratë thuhet se sulmet në Karakas synojnë të “kapin burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj” dhe “të thyejnë me forcë pavarësinë politike të vendit”.

Presidenti i Venezuelës, NicolAs Maduro, ka “nënshkruar dhe urdhëruar zbatimin e Dekretit që shpall gjendjen e trazirave të jashtme në të gjithë territorin kombëtar”.

Ai gjithashtu ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.

Ai u ka kërkuar “të gjitha forcave shoqërore dhe politike në vend që të aktivizojnë planet e mobilizimit dhe të dënojnë këtë sulm”.

Venezuela tha se “hedh poshtë, përbuz dhe denoncon” “agresionin ushtarak” të SHBA-së.

 

MARKETING