I dërguari i posaçëm i Kinës javën e ardhshme fillon misionin në Ukrainë

I dërguari i posaçëm i Kinës javën e ardhshme fillon misionin në Ukrainë

Kina ka njoftuar se i dërguari i saj i posaçëm për çështjet euro-aziatike do të fillojë misionin e tij javën e ardhshme, me synimin për të gjetur një zgjidhje politike për krizën Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se Li Hui, i emëruar si i dërguari i posaçëm për çështjet euro-aziatike, nga e hëna do të vizitojë Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Transmetuesi publik kinez CFTV raportoi se ai do të “komunikojë me të gjitha palët për një zgjidhje politike të krizës ukrainase”.

Njoftimi vjen pasi presidenti kinez, Xi Jinping, i tha homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë telefonatës së tij të parë muajin e kaluar që nga fillimi i luftës, se Pekini do të dërgojë të dërguarin e posaçëm për të gjetur një zgjidhje për krizën.

MARKETING