I dërguari i Bordit të Paqes: Shpërbërja e organit qeverisës në Gaza kërkon finalizimin e udhërrëfyesit

I dërguari i Bordit të Paqes: Shpërbërja e organit qeverisës në Gaza kërkon finalizimin e udhërrëfyesit

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën, Nikolay Mladenov tha sot se një vendim i qeverisë për të shpërbërë organin e saj drejtues nënvizon rëndësinë e përfundimit të negociatave për të arritur një plan veprimi për administrimin e pasluftës në territor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të postuar në kompaninë amerikane të mediave sociale X, Mladenov tha se vendimi “nënvizon rëndësinë e sjelljes së diskutimeve të udhërrëfyesit në një përfundim të suksesshëm”.

“Është ura lidhëse midis deklaratave dhe zbatimit”, shtoi ai. Mladenov tha se sapo të arrihet marrëveshje mbi dispozitat e mbetura të zbatimit, Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësitë e tij.

Ai tha se përfundimi i udhërrëfyesit do të lejonte fillimin e çarmatimit të armëve, do të lehtësonte tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe do të hapte rrugën për rindërtim në shkallë të gjerë.

Qeveria e Gazës sot njoftoi shpërbërjen e Komitetit të saj të Emergjencave dhe dorëheqjen e kryetarit të saj në detyrë, duke thënë se ky veprim kishte për qëllim të lehtësonte transferimin e qeverisjes te NCAG si pjesë e një plani veprimi të rënë dakord nga fraksionet palestineze.

NCAG e përshkruan veten si organ jopolitik përgjegjës për menaxhimin e çështjeve të përditshme civile të territorit. I përbërë nga figura kombëtare palestineze, ai ka vepruar nga Kajro që nga mesi i janarit, por ende nuk ka filluar të kryejë detyrat e tij nga brenda Rripit të Gazës.

Më 29 shtator 2025, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një plan 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Gaza, përfshirë lirimin e pengjeve izraelite, një tërheqje të pjesshme ushtarake izraelite nga enklava, formimin e një qeverie teknokratike, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit.

Faza e parë e planit hyri në fuqi më 10 tetor 2025. Ndërsa Hamasi thotë se i përmbushi detyrimet e tij sipas fazës fillestare, Izraeli nuk ka arritur të zbatojë angazhimet e tij dhe ka vazhduar sulmet e tij të përditshme.

Izraeli ka vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 173 mijë të tjerë në një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza që nga tetori 2023.

MARKETING