I dërguari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE para se të njohë pavarësinë e Kosovës

I dërguari gjerman: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE para se të njohë pavarësinë e Kosovës

Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian përpara se të njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjermania gjithmonë ka pasur qëndrim të qartë se në procesion e normalizimit, kur Serbia të vendosë të anëtarësohet në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Manuel Sarrazin për portalin serb Nova.

Ai ka shtuar se BE-ja është kryesuese e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt mes dy palëve.

MARKETING