Hungaria me plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes, për Orban vendi duhet të nisë negociatat deri në fund të vitit

Hungaria me plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes, për Orban vendi duhet të nisë negociatat deri në fund të vitit

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ishte për vizitë zyrtare në vend, dje nga Ohri njoftoi se Hungaria ka plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas seancës ndërqeveritare, ai theksoi se vendi duhet t’i fillojë negociatat deri në fund të vitit dhe se Hungaria është e gatshme të përdorë Presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë.

Sipas kryeministrit Mickoski, megjithatë, nuk duhet të humbasim shpresat dhe të zhgënjehemi, duke theksuar se është mirë që “ne kemi miq në BE, të cilët duan ta përhapin zërin tonë brenda Unionit”

MARKETING