Humbi jetën fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Humbi jetën fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës.

Ky informacion u konfirmua për “Sloboden Peçat” nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lajmin e konfirmuan edhe për MIA-n Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup, duke treguar se interpretime të mëtejshme do të priten pas rezultateve të autopsisë.

Jeta e fëmijës ishte në rrezik që nga momenti që u pranua dhe u trajtua në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike kanë konfirmuar vdekjen e fëmijës dy vjeçar.

“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria.

Fëmija u dërgua fillimisht në Klinikën “Shën Naum i Ohrit”, por për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, ai u transferua urgjentisht në kirurgjinë pediatrike.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski dje në një konferencë për shtyp tha se ky ishte një nga incidentet më të rënda gjatë natës së ndërrimit të viteve.

MARKETING