Humb jetën edhe një gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës
Edhe një gazetar ka humbur jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Zyra e Shtypit e qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.
Mustafa Ayyad, i cili ka punuar si fotoreporter për media të ndryshme, ka humbur jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë së Izraelit në shtëpinë e tij në lagjen Zaitun, në jug të qytetit të Gazës.
Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Gaza në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023 është rritur në 143.