Honor prezanton tabletin e ri “Pad 10”
Kompania teknologjike, Honor ka zbuluar tabletin e saj më të ri, Honor Pad 10, i cili vjen me karakteristika të avancuara që synojnë përvojën maksimale të përdoruesit.
Tablet-i i ri ka një ekran 12,1 inç me ‘refresh’ rate 120 Hz dhe rezolucion 2,5K, duke ofruar imazhe të gjalla dhe detaje të qarta.
Me raport ekran‑korpus prej 88 për qind dhe mbështetje për më shumë se një miliard ngjyra, Honor Pad 10 është projektuar për një përvojë vizuale të jashtëzakonshme. Ekrani përdor teknologjitë DCI‑P3 dhe HDR, duke e bërë të përshtatshëm për shikim filmash dhe lojëra.
Për t’i mbrojtur sytë e përdoruesve gjatë përdorimit të gjatë, Honor ka integruar teknologji AI Defocus, zbehje dinamike, modalitet natyror dhe emetim të ulët të dritës blu.
Një tjetër tipar i veçantë i Honor Pad 10 është sistemi audio me 6 altoparlantë që përdor teknologjinë Spatial Audio, duke siguruar një tingull të pasur, kristal të pastër dhe pozicionim të saktë të burimit të zërit.
Ky tablet i ri synon të ofrojë një kombinim të ekuilibruar midis performancës, dizajnit elegant dhe përvojës së përdoruesit, duke e bërë atë një opsion tërheqës në tregun e tabletëve të klasit të mesëm dhe të lartë.

