Hojlund, “Haaland i ri”, tani në Mançester për të nënshkruar me Man.United

Hojlund, “Haaland i ri”, tani në Mançester për të nënshkruar me Man.United

Rasmus Hojlund, me të cilin Manchester United tashmë ka një marrëveshje, ndodhet në Angli për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të mbyllur kontratën me klubin nga “Old Trafford”, i cili do t’i paguajë Atalantës një shumë afër 70 milionë euro për sulmuesin danez.

Në çdo rast, njoftimi për nënshkrimin e Hojlund, i cili dukej i pashmangshëm, është shtyrë dhe mund të bëhet të shtunën, ditën kur Manchester United do të përballet me Lens, në një ndeshje miqësore. Sulmuesi nënshkruan për klubin e “Djajve të Kuq” për 5 sezone, deri në vitin 2028.

Hojlund, 20 vjeç, nuk është kthyer më në Bergamo me Atalantan pas turneut parasezonal të Serie A, pasi do të nënshkruajë për Manchester United. Operacioni nuk është në rrezik, pavarësisht shtyrjes së njoftimit. Danezi është te Atalanta që nga viti 2022, kur erdhi nga austriak Sturm Graz. Klubi i Bergamos pagoi më pas 17 milionë euro për Hojlund.

MARKETING