HM Infrastruktura dhe Hekurudhat e Turqisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim
HM Infrastruktura dhe Hekurudhat e Turqisë kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi, bën të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, Sinisha Ivanovski, drejtor i HM Infrastruktura.

“Nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë me Hekurudhat shtetërore të Turqisë. Së bashku me kolegët tanë nga Infrastruktura e Hekurudhave -Maqedoni, patëm takime pune me drejtorin e Hekurudhave të Turqisë – Vejsi Kurt dhe bashkëpunëtorët e tij. Hekurudhat turke kanë bërë përparim serioz, të shpejtë dhe të dukshëm në fushën e infrastrukturës. Ndër të tjera, ato tashmë janë një qendër serioze rajonale trajnimi. Me nënshkrimin e marrëveshjes, një pjesë të kapaciteteve të tyre i vënë në dispozicion”, shkruan Ivanovski.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, shton Ivanovski, në periudhën e ardhshme do të jetë i dobishëm për ne.

