Historike/ Jordania për herë të parë në finalen e Kupës së Azisë

Historike/ Jordania për herë të parë në finalen e Kupës së Azisë

Kombëtarja e Jordanisë në futboll ka shkruar historinë, pasi për herë të parë ka arritur në finale të Kupës së Azisë.

Të udhëhequr nga trajneri maroken, Hussein Ammouta, Jordania në gjysmëfinale ka mposhtur kombëtaren e Koresë së Jugut me rezultat 2-0.

Yazan Al Naimat i dha epërsinë kombëtraes jordaneze në minutën e 53-të.

Pas trembëdhjetëminutave, Mousa Al-Tamari shënoi për 2-0.

Në finale Jordania e pret fituesin e ndeshjes Iran – Iraq, e cila zhvillohet ditën e mërkure.

MARKETING