Hiqen vizat për në Dubai për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Hiqen vizat për në Dubai për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi në rrjetet sociale se vizita e tij e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesë të Maqedonisë, vizat e nevojshme për udhëtim në këtë vend po hiqen.

“Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtim pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë, udhëtim të lirë dhe forcim të partneritetit të ndërsjellë. Ne po luftojmë në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar qytetarët tanë dhe për të sjellë ndryshime për të ardhmen tonë të përbashkët me çdo ditë që kalon. Urime”, ka shkruar Mickoski.

MARKETING