Higjiena Komunale: Për dy ditë kemi grumbulluar 1130 ton mbeturina

Higjiena Komunale: Për dy ditë kemi grumbulluar 1130 ton mbeturina

Gjatë dy ditëve të kaluara ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete të përforcuara në kuadër të së cilës u pastruan dhe transportuan gjithsej 1130 ton mbetje komunale nga kontejnerët e
vendosur në sipërfaqe publike, si dhe  nga koshat e amvisërive individuale, thuhet në reagimin e Higjienës Komunale, transmeton SHENJA.
“U pastruan edhe 250 metër kub mbetje nga afërsisht njëzet deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e qytetit. Duke filluar nga ndërrimi u parë gjatë ditës së sotme, NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikes standarde, të vërtetuar me Programin Operativ të Ndërmarrjes për punë. Njëkohësisht
vazhdojnë edhe aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit”,
thuhet në njoftimin e NP Higjiena Komunale-Shkup. /SHENJA/

MARKETING