Hidhet shorti për sezonin e ri në La Liga, zbulohet data kur luhet “El Clasico”

Hidhet shorti për sezonin e ri në La Liga, zbulohet data kur luhet “El Clasico”

La Liga sot ka hedhur shortin për sezoni 2023-24.

Në zyret e ligës spanjolle, sot është hedhur shorti për ndeshjet në sezonin e ri.

Real Madridi do ketë punë me Athletic Bilbao në ndeshjen hapëse në La Liga për madrilenët.

Në anën tjetër rivali i tyre i madh, Barcelona njëherit edhe kampioni përballen me Getafe.

Atletico Madrid përballet me Granada, kurse Mallorca e Vedat Muriqit me Las Palmas.

Ajo që kanë interesim më shumë tifozët e futbollit është dueli në mes Real Madridit dhe Barcelonës.

‘El Clasico’ i parë për sezonin 2023-24 do të zhvillohet më 29 tetor në Barcelonë, kurse më 21 prill në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndërsa derbi i Madridit në mes Realit dhe Atleticos zhvillohet më 24 shtator në ‘Civitas Metropolitano’ dhe më 4 shkurt në tempullin e klubit mbretëror.

Gara do të nisë në fundjavën e datave 12 dhe 13 gusht, me një ndeshje ndoshta të premten më 11 dhe do të përfundojë në fundjavën e 25 dhe 26 majit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë ndeshjet për javën e parë:

MARKETING