Hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në zgjedhjet lokale

Hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në zgjedhjet lokale

Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet lokale të tetori kanë bërë sot tërheqjen e shortit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, me çka u verifikua lista e vetme e kandidatëve për zgjedhjet. Radhitja e subjekteve që kanë tërhequr shortin, është bërë sipas shkronjave të alfabetit cirilik. Koalicioni VLEN do të ketë numrin 7 në listën e kandidatëve, VMRO – DPMNE do të ketë numrin 9, Lëvizja Znam numrin 2, Aleanca për Integrim Kombëtar do të radhitet e katërta në listën e kandidatëve, ndërsa LSDM do të radhitet e pesta. Tërheqja e shortit u bë edhe për partitë jashtë parlamentare si dhe për listat e pavarura të qytetarëve.

Sipas afateve të përcaktuara, fushata zgjedhore do të fillojë të hënën, më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, përkatësisht 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

Më 19 tetor, qytetarët do të votojnë për zgjedhje të kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave komunal, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për më 2 nëntor.

MARKETING