Hidhet shorti per ndeshjet e Kupës

Hidhet shorti per ndeshjet e Kupës

Në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për 1/16 e finales në Kupën e vendit. Mbrojtësi i trofeut Tikveshi edicionin e sivjetshëm do ta nis direkt nga 1/8 e finales. Dyshet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë janë: Slloga Vinica – Struga Trim Lum, Jeni Malle – Shkëndija, Pobeda – Gostivari, Xhepçishti – Shkupi si dhe Bashkimi – Voska Sport si dhe Kozhufi – Arsimi. Ndeshjet do të luhen me 18 shtator, nga ora 15:00. Kualifikuesi përcaktohet me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, takimi vendoset direkt përmes penalltive.

MARKETING