Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë
Në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për dyshet gjysmëfinale të Kupës.
Skuadra e Shkupit do të përballet me Tikveshin për një vend në finalen e madhe, përderisa në anën tjetër Voska Sport do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen me 3 prill, teksa ato të kthimit aty ku do të vendosen edhe kualifikuesit për në finale zhvillohen me 17 prill. Të dyja ndeshjet luhen nga ora 15:00 në program.
Ndërkohë finalja e madhe është përcaktuar të zhvillohet me 22 maj nga ora 19:00.