Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Goglat e shortit sollën që liderja aktuale e kampionatit, Struga Trim Lum në gjysmëfinale të Kupës të përballet me Sileksin, përderisa për një vend në finale do të përballen ndërmjet veti edhe Shkëndija me Makedonija Gjorçe Petrovin. Finalisti përcaktohet me një ndeshje, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë përcaktuar të luhen me 5 prill.

MARKETING