Hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit është zgjeruar edhe me pronarin e objektit

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka zgjeruar hetimin për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Pulse”. Zgjerimi i hetimit tani përfshinë edhe edhe personin që e ka dhënë me qira diskotekën.
“Nga veprimet e ndërmarra gjatë procedurës së mëparshme, janë siguruar prova që tregojnë për dyshim të arsyeshëm se i dyshuari, si pronar i pasurisë së paluajtshme – ndërtesë në të cilën diskoteka kishte vepruar me vite, ia ka dhënë me qira njërit prej të dyshuarve të mëparshëm”.
“Pa paraqitur kërkesë dhe pa marrë miratim për shndërrimin e ndërtesës nga organ kompetent, së bashku dhe në marrëveshje me pronarin e dyshuar joformal të personit juridik, ai në data të ndryshme dhe në disa raste në periudhën nga viti 2012 deri në mars 2025 ka ndërmarrë aktivitete ndërtimi me të cilat ka kryer dhe ka marrë pjesë në shndërrimin e paligjshëm të ndërtesës nga qëllimi G3 – shërbime dhe infrastrukturë trafiku në qëllimin B3 – njësi të mëdha hoteliere dhe ka mundësuar funksionimin e paligjshëm të aktivitetit hotelier diskotekë/kabare në ndërtesë”, thonë nga Prokuroria.