Hetim për 27 persona fizikë dhe tre juridikë për rastin në Koçan, Prokuroria do të japë detaje nga aksioni i mbrëmshëm

Hetim për 27 persona fizikë dhe tre juridikë për rastin në Koçan, Prokuroria do të japë detaje nga aksioni i mbrëmshëm

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan.

“Detajet e hetimit, të dyshuarit dhe masat e propozuara të sigurisë do të bëhen të ditura në një konferencë për media para ndërtesës së Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, sot më 21 mars 2025 në ora 12:00”, thonë nga Prokuroria.

Mbrëmë u raportua se janë arrestuar Nikollqe Iliev, Ratko Dimitrovski dhe Llupço Papazov, të gjithë ish-kryetarë të komunës së Koçanit.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

MARKETING