Heshtje zgjedhore – votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat në shtëpitë e të moshuarve

Fillon votimi për Zgjedhjet lokale 2025. Sot, një ditë para datës së caktuar për zgjedhjet votojnë 2162 të burgosur, personat në arrest shtëpiak, 8851 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 442 persona në shtëpitë e të moshuarve.
Radiodifuzerët duhet të raportojnë gjatë ditës së zgjedhjes, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?
Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve,, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.