Heshtje para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale
Përfundoi fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025 dhe në mesnatë filloi heshtja para votimit të së dielës më 2 nëntor. Votohet për kryetarë komunassh në 32 komuna dhe në Qyttein e Shkupit, por heshtja zgjehdore vlen për mbarë shtetin.
Rregullat për heshtje zgjehdore vlejnë nga 1 nëntori, përfundimisht me orën 19:00 më 2 nëntor. Gjatë heshtjes, mediumet vazhdojnë të njoftojnë për procesin zgjedhor, por ndalen të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Sipas Kodit zgjedhor, për sshkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çfarëdo lloj informatave, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuale lidhur me apo në të cilat marrin pjesë pjeësmarrës të zgjedhjeve, çfarëdo lloj forme e raportimit medial të cilat janë në funksion të hapur apo të fshehtë të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë ndaj vendimit të votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i siuubjeteve politike dhe/apo individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Zgjedhjet lokale 2025 janë të tetat që nga pavarësia e shtetit, ndërsa të katërtat në të cilat zgjedhen kryetarë të komunave dhe lista të këshilltarëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar komune votohet në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërpovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probihstip, Rankovc, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tteovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë, SHuto Orizarë, Dollnen, Dojran dhe Zërnovci.
Në kryeqytet në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh do të ketë dy fletëvotime sepse zgjedhet kryetari i Qytetit të Shkupit dhe i vetëqeverisjes lokale, përderisa në Shuto Orizar në tre vendvotime do të votohet për kryetar komune dhe do të ketë rivotim edhe për këshilltarë. Në komunat e tjera do të votohet vetëm për kryetar komune.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtë vote kanë 1 013 375 qytetarë.
Sipas informatave nga Komisioni shtteëror zgjedhor (KSHZ), për rrethin e dytë të votimit janë paraqitur 4 826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa më së shumti të paraqitur ka në Kërçovë – 823.
Të ssëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, përkatësisht nesër.
Zgjedhjet do t’i ndjekin 1 598 vëzhgues ndërkombëtarë, prej të cilëve 933 të huaj dhe 651 dërkombëtarë.
Në Zgjedhjet lokale 2025 gjithsej marrin pjesë (rrethi i parë dhe i dytë) 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe të votuesve përkatësisht kandidatura të pavarura.
Në ditën e votimit, nesër votimi do të fillojë në orën 7:00, ndëra do të përfundojë në orën 19:00.
Votuesit në vendvotim do të mund vetëm njëherë të shkojnë për të votuar edhe pse ka votim edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë, ndërsa në Shkup do të votohet edhe për kryetar të kryeqytetit dhe për të parin e komunës, si dhe për dy kësshillat. Votohet në fshehtësi, ndërsa në këto zgkedhje ssi edhe në të kaluarat për identifikim të votuesve përveç letërnjoftimit apo pasaportës do të blhet edhe me të ashtuquajturin aparatin fingerprint.
Në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2021 për herë të parë ishte vendosur pajisja për identifikim biometrik të votuesve në procedurën e votimit.
Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) rezultatet e para nga zgjedhjet lokale të marra në mënyrë elektronike nga komisionet komunale zgjedhore i publikon në mënyrë sukcessive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga proceverbalet nga komisionet komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Më 19 tetor zgjedhjet përfunduan dhe u zgjodhën 44 kryetarë të komunave dhe këshilltarë në pothuajse të gjitha komunat, me përjashtim të Shuto Orizares ku do të rivotohet. Në komunat Gostivar, Vrapçisht, QendërZhupë dhe në Mavrovë, nuk u zgjodh kryetari i komunës sepse në votimin në rrethin e parë më 19 tetor nuk ishte arritur censusi prej së paku dy të tretave të votuesve të regjistruar. Në këto komuna do të fillojë procedura e re zgjedhore për zgjedhje të kryetarit të komunës në afat prej 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve lokale 2025, në pajtim me Kodin zgjedhor.

