Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, erdhi për vizitë të nëna e sëmurë

Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, erdhi për vizitë të nëna e sëmurë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë.

Raportohet se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.

Burime të Demokracia.com bëjnë me dije se Thaçi gjendet në Kosovë që nga ora 12:30 e mesditës.

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Raportohet se në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është vështirësuar edhe komunikimi me mjete elektronike, pasi dyshohet se për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Kësisoj, kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020.

Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.

MARKETING