Hansi Flick ua ndalon katër lojtarëve të Barcelonës të marrin pjesë në ndeshjen historike

Hansi Flick ua ndalon katër lojtarëve të Barcelonës të marrin pjesë në ndeshjen historike

Barcelona e nisi fuqishëm mbrojtjen e titullit në La Liga gjatë fundjavës, dhe tani synon një tjetër fitore kur të përballet me Levanten të shtunën.

Hansi Flick do ta ketë në dispozicion Robert Lewandowskin për këtë udhëtim dhe gjithashtu do të vazhdojë të mbështetet te disa nga lojtarët e rinj të ekipit të parë.

Në të njëjtën kohë që Barcelona do të përballet me Levanten të shtunën, ekipi i tyre U19 do të jetë në Brazil për të marrë pjesë në Kupën Interkontinentale U20.

Skuadra e Julian Bellettit u kualifikua për këtë ndeshje historike pasi fitoi Ligën e Kampionëve për të Rinj sezonin e kaluar dhe tani synon ta fitojë këtë kompeticion për herë të parë në histori.

Në ditët në vijim, skuadra U19 do të udhëtojë drejt Rio de Janeiros për të zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit U20 të Flamengos, që do të luhet në stadiumin historik Maracana.
Megjithatë, ata nuk do të jenë në përbërje të plotë, pasi sipas asaj që raporton gazeta Sport, Hansi Flick ka vendosur që Jofre Torrents, Guille Fernandez, Dro dhe Toni Fernandez të mos marrin pjesë në këtë ndeshje.

Të katër këta lojtarë ishin pjesë e skuadrës së Flick në fitoren e fundjavës kundër Mallorcas, dhe plani është që ata të udhëtojnë drejt rajonit të Valencias për ndeshjen kundër Levantes.

Sipas raportit, trajneri i Barcelonës nuk e sheh Kupën Interkontinentale U20 si një arsye të mjaftueshme që kjo katërshe të mungojë në ndeshjen e La Ligës.

MARKETING