Hamza Ramani zyrtarisht rikthehet në Çair

Hamza Ramani zyrtarisht rikthehet në Çair

Hamza Ramani është futbollisti më i ri që i bashkohet Shkupit. Këta të fundit kanë zyrtarizuar sot rikthimin e talentit shkupjan në Çair, me palët që kanë firmosur kontratë 3 vjeçare.

Hamza Ramani për tre vite me radhë u kalit në ekipe të ndryshe si në kategorinë e dytë ashtu edhe në atë të parë. Fillimisht luajti me ekipin e Vëllazërimit të Kërçovës, Veleshtës nga Struga dhe Bellasicës në Ligën e Dytë, që më pas të luajë në Ligën e Parë me Pobedën, prej ku bëri transferim te Sileksi. Paraqitjet e mira dhe ngritja e formës së Ramanit ishte vendimtare që drejtuesit e FC Shkupit ta rikthejnë atë në Çair.

Kujtojmë se Hamza Ramani është pjesë e të gjitha kategorive të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërsa së fundmi është grumbulluar me U21, për miqësoret ndaj Armenisë dhe Maltës.

MARKETING