Hamza fton qytetarët të votojnë: Sot vendoset për katër vitet e ardhshme

Hamza fton qytetarët të votojnë: Sot vendoset për katër vitet e ardhshme

Edhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Hamza, pasi votoi, ka deklaruar se sot vendoset për katër vitet e ardhshme.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. I ftoj ta ushtrojnë të drejtën për votë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të qetë, të lirë dhe demokratike. Ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur e të dalin të votojnë. Ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza.

MARKETING