Hamasi: U shkatërruan 4 automjete izraelite “të infilturara” në veri të Gazës

Hamasi: U shkatërruan 4 automjete izraelite “të infilturara” në veri të Gazës

Katër automjete izraelite u shkatërruan me raketa “Yasin 105” në qytetin Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës, njoftoi sot krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

Brigadat Al-Qassam thanë në një deklaratë të pranuar nga Anadolu se luftëtarët e tyre “arritën të shkatërrojnë katër automjete me raketa ‘Yasin 105’ dhe shënjestruan një forcë këmbësorie të vendosur brenda një ndërtese në Beit Hanoun”.

Grupi tha gjithashtu se ka nisur dronët kamikazë “Al-Zouari” drejt një lokacioni ushtarak izraelit në perimetrin e Rripit të Gazës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në një deklaratë të mëparshme, Al-Qassam tha se luftëtarët e tij “zunë në pritë një forcë këmbësorie sioniste në perëndim të Erezit (në verilindje të Rripit të Gazës) prej prapa linjave dhe eliminuan tre ushtarë në afërsi”.

Sot në mëngjes, grupi tha se kishte vënë në shënjestër një automjet izraelit që ishte “infiltruar” në lagjen lindore Al-Zaytoun të Gazës dhe kishte gjuajtur një raketë anti-personel ndaj forcave izraelite në Beit Hanoun.

Ministria e Brendshme e Gazës tha të enjten javën e kaluar se automjetet ushtarake izraelite kishin “thelluar infiltrimin e tyre” në zonat veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor. Përleshjet e drejtpërdrejta janë intensifikuar që nga e marta herët në disa zona të Gazës veriore dhe pranë kalimit kufitar me Izraelin Erez.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe 1.538 izraelitë.

MARKETING